Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një postimi në facebook ka reaguar ashpër ndaj
U tha se ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shkëputur kontratën Willim Walkerit.
Kurse, pas raporteve se ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ia ka shkëputur kontratën ish-ambasadorit William Walker, ata mbrëmë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.
Siç njofton presidenca, Osmani dhe Walker kanë biseduar personalisht për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.
E, lidhur me këto zhvillime ka reaguar familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.
Ata përmes një postimi në facebook kanë bërë pyetje publike duke thënë se çfarë dobie pati shteti i Kosovës pasluftës nga Walker.
Tutje, sipas tyre, edhe Walker si shumë tjerë është bashkëpunëtor i politikanëve të korruptuar të Kosovës.
Ja shkrimi i tyre:
Plaku Amerikan i Reçakut
Janë ngritur shumë zëra që kontrata për Ëilliam Ëalkerit duhet t’i vazhdohet dëshirojmë të dimë çfarë dobie pati shoqëria ose shteti kosovar pas luftës së Kosovës nga plaku amerikan i Reçakut?
-Sa njohje ia solli Kosovës?
-A e ka riparuar imazhin e Kosovës nga politikanët e luftës e paqes që Kosovën e trajtuan si plaçkë lufte?!
Me sa shihet ky plaku amerikan i "Reçakut" si shume pleq tjerë të huaj janë bashkëpunëtorë të politikanëve kosovarë të korruptuar të Kosovës dhe në bashkëpunim zhvatin Kosovën..
-Do të ishte me njerëzore që ato para ne vend se t'i jepen këtij plakut amerikan të Reçakut t’u ndaheshin ushtarëve të UÇK-së shumë prej të cilëve nëse nuk janë vegla të Ramushit Hashimit Isës Fatmirit etj janë duke vuajtur të zitë e ullirit në Kosovën e "pavarur"...
-Shume luftëtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje nga skamja e shumë të tjerë vdesin nga uria , ndërsa këta politikanët e korruptuar dhe kriminal te Kosovës veç se Ëilli është amerikan jepi pare ...