Zemaj: Nga sot miqtë ndërkombëtarë do t’i sensibilizojnë qytetarët e Kosovës për koronavirusin

Aktuale

Zemaj: Nga sot miqtë ndërkombëtarë do t’i sensibilizojnë qytetarët e Kosovës për koronavirusin

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:33
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka njoftuar se nga sot e tutje do të fillojë nisma nga miqtë ndërkombëtarë për sensibilizmin e qytetarëve për koronavirusin.

Sensibilizimi do të bëhet përmes video-mesazheve.

“Të angazhuar në forma të ndryshme po bëjmë përpjekje që të jemi sa më pranë qytetarëve për të treguar se virusi është ende në mesin tonë, se virusi po merr jetë dhe që lufta ndaj tij fitohet vetëm kur të gjithë jemi bashkë.

Nga sot dhe ditët në vijim, do të jenë me ne edhe miqtë ndërkombëtarë nëpërmjet video mesazheve të tyre për të vetmin qëllim: të sensibilizojmë njëzëri kundër një të keqeje, që është Covid-19” ka shkruar ai në Facebook.

Zemaj ka falenderuar ambasadorin gjerman në Kosovë, Jöhn Rohde i cili i par ii është bashkuar kësaj nisme.

“Sot, dua ta falëndroj Ambasadorin gjerman në Kosovë, z. Jöhn Rohde, që ka pranuar të jetë pjesë e kësaj nisme të Ministrisë së Shëndetësisë” ka thënë Zemaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat