Mbi 300 milionë euro kap vlerën e pasurisë familja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Kështu po pretendon ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Miftari përmes një postimi në Facebook, i ka publikuar këto shifra pasi vëllai i Hashimit, Idrizi ka krijuar një fondacion ku kërkon para për ndihmë.
Sipas tij, pasuria e Thaçit, ka arritur këtë shifër nga tenderët në KEK, PTK, AKM, Aeroport, por edhe nga krimi i organizuar nga vjedhja e shtetit.
Postimi i plotë:
Mbi treqind milionë euro 300.000.000 shkon vlera e pasurisë të Dinastisë familjes dhe familjarëve të Hashim Thaçit, e tani kinse po formojmë fonde kinse me mbrojt Thaçin nga gjykata speciale.
Fondi asgjë tjetër pos lavatriqe e lamjes të parave të pista para nga tenderët e KEK, PTK, Aeroportit, AKM_AKP...para nga krimi i organizuar nga vjedhja e shtetit deri te Korrupsioni.!
Erifi pesë avokat se namin e ka pat bë tu luftua kundër Serbisë (natë ditë tu dashtë me nda Kosovën me Serbinë).