Vdes veterani i UÇK-së nga Prekazi

Aktuale

Vdes veterani i UÇK-së nga Prekazi

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 17:50
Arkiv

Ka ndërruar jetë veteran i UÇK-së nga Prekazi, Sabit Fazliu.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Duke iu shprehur ngushëllime familjarëve, Haxhiu ka bërë të ditur po ashtu se i ndjeri tanimë, ishte ushtar i UÇK-së në Brigadën 114 të Zonës Operative të Drenicës.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Lajmi për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Sabit Fazliu nga Prekazi më pikëlloi shumë.

Sabit Fazliu ishte ushtar i Brigadës 114 ZO e Drenicës.

Sabiti ishte atdhetar e burrë i fjalës, i dashur me të gjithë, plot energji e batuta të këndshme.

Ngushëllime të sinqerta familjes Fazliu, miqve dhe bashkëluftëtarëve.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat