Dëshmia e Ibrahim Kelmendit: Ky shërbim ia shiti Hashim Thaçin DGSE-së franceze

Aktuale

Dëshmia e Ibrahim Kelmendit: Ky shërbim ia shiti Hashim Thaçin DGSE-së franceze

Nga: Ibrahim Kelmendi Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:10
Ibrahim Kelmendi dhe Hashim Thaçi

Formimi i (pseudo) Shtabit të Përgjithshëm.

Në fund të marsit apo në fillim të prillit 1998, Hashim Thaçi u shfaq në Tiranë, i shoqëruar nga Kadri Veseli. Atëherë më patën lutur t’iu ndihmoja që të merreshin vesh me vëllain tim, Qerimin. Për këtë qëllim u takuam në hotelin Tirana, në Tiranë. Hashimi e filloi bisedën me kërkesën ultimative, që Qerimi t’i subordinohej komandës së tij. Qerimi këmbëngulës, kërkonte informim e dëshmi konkrete, që Hashim Thaçi kishte ndonjë përgjegjësi në UÇK.

Kështu, pas një grindjeje mes tyre, ata u ndanë pa mirëkuptim e pa marrëveshje. Qerimi ishte ushtari i parë i UÇK-së, i plagosur në një sulm gueril ndaj policisë serbe, në Fashatin Qollapek të Pejës, në vërë të vitit 1996. Për këtë arsye ishte dënuar, në mungesë, me 15 vjet burg, më 12 dhjetor 1997.29 Kadriun e njihja nga viti 1992. Ma kishte prezantuar vëllai im, Qerimi, meqë ishin shokë në studime dhe bashkëpunëtorë në Lëvizjen klandestine, në Universitetin e Kosovës, në Prishtinë.

Hashimin e kam takuar për herë të parë në Zvicër, në një mbledhje të KP-së të Lëvizjes në vitin 1994.

Më vonë, konkretisht gjatë Konferencës së Rambujesë, në muajin shkurt 1999, u binda se Hashim Thaçi ishte marionetë e DGSE-së franceze (Direction Générale de la Sécurité Extérieure), e cila atëherë më serbofile sesa simotra e saj, RDB-ja serbe; Hashimi e prezantonte eprorin e tij, francezin Arnaud DANJEAN30 si shok të tij, që ta kamuflonte marionetizimin e tij ndaj DGSE-së. Serbofili Danjean, ishte shef në DGSE, drejtoria për Ballkanin. Ai e komandonte personalisht Hashimin. Kjo dëshmon për rëndësinë e komploteve që duheshin realizuar përmes Hashimit. Z. Danjean tashmë është parlamentar në Parlamentin e BE-së.

Edhe në një takim “rasti” me Presidentit Macron, më 14 mars 2018 në Paris, kur qe organizuar prezantimi i një libri propagandist për Hashimin, në tavolinë ishte i pranishëm edhe “shoku”.

Image
Arnaud Danjean

 

[Avokatët e Hashimit do t’i këshilloja që Z. Arnaud Danjean ta propozojnë si dëshmitar që të dëshmon se gjatë gjithë e pas lufte e ka komanduar Hashimin; rëndom, marioteta nuk mund të fajësohet për atë që bën, sepse nuk ka autonomi...]

Po ky Hashim, erdhi si përforcim i Xhavitit dhe Azemit, në fund të marsit apo në fillim të prillit 1998. Dyshoj së RDB-ja e Serbisë ia kishte “shitur” Hashimin DGSE-së franceze, ashtu siç ia shet lojtarin e vet një klub i futbollit, klubit tjetër.

 

Ndryshe, ku dhe si do ta gjente z. Arnaud Danjean Hashimin, për ta rekrutuar?!

Deri në qershor 1998, UÇK-ja në Kosovë ishte vetorganizuar, duke kaluar shifrën e 10 mijë pjesëtarëve të saj, pa ndihmë të asnjë shtabi qëndror apo të përgjithshëm dhe përkundër plaçkitjes së shumicës së ndihmave financiare nga Xhaviti me bashkëkomplotistët e NPK-së dhe sabotimit me furnizim me armë, municion, e gjësende tjera që i duhen një ushtrie.

Në këtë kohë Hashimin duhet ta kenë urdhëruar DGSE-ja që të simulonte sikur e kishte formuar vetë Hashimi Shtabin e Përgjithshëm, tashmë i formuar nga koloneli Bislim Zyrapi me kolegët e tij, në koordinim me komandantët e zonave. Këtë lloj të manovrimit komplotist Hashimi duhet ta ketë bërë më 10 apo më 11 qershor të vitit 1998.

Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranëve pat publikuar Listën vijuese të personave që paskëshin qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm (përbërja e ngushtë, meqë ekziston edhe lista me rreth 300 emra të Shtabit të Përgjithshëm, përbërja gjithëpërfshirëse):

1. Adem A. Grabovci 063042 Saradran VETERAN
2. Adem Z. Demaçi 047401 Prishtinë VETERAN
3. Agim H. Çeku 000002 Qyshk VETERAN
4. Ali I. Ahmeti 057538 Zajaz VETERAN
5. Alush S. Agushi 064628 Drenoc VETERAN
6. Avdi H. Raci 00004 Siqevë VETERAN
7. Azem R. Syla 000007 Kishnarekë VETERAN
8. Berat S. Luzha 045873 Begracë VETERAN
9. Bislim S. Zyrapi 042992 Studençan VETERAN
10. Fatmir K. Limaj 014976 Banjë VETERAN
11. Fatosh Q. Klosi 039569 Tiranë VETERAN
12. Hashim H. Thaqi 000001 Burojë VETERAN
13. Isni B. Thaqi 055439 Burojë VETERAN
14. Jakup J. Krasniqi 000478 Negroc VETERAN
15. Kadri F. Veseli 064383 Mitrovicë VETERAN
16. Lahi Sh. Brahimaj 000003 Jabllanicë VETERAN
17. Musa H. Jashari 006952 Prekaz INVALID
18. Naim R Maloku 003095 Llabjan INVALID
19. Nait Xh. Hasani 000475 Randobravë VETERAN
20. Nuri I. Bexheti 016257 Tetovë VETERAN
21. Ramë G. Buja 045994 Bujan VETERAN
22. Rexhep D. Selimi Aqarevë VETERAN
23. Sabit L. Brokaj 032393 Brataj VETERAN
24. Sabit Sh. Geci 004153 Llaushë INVALID
25. Sali Sh. Veseli 041623 Smolicë VETERAN
26. Shaip H. Muja 016162 Gradicë VETERAN 27. Sokol M. Bashota 014814 Caravik VETERAN
28. Sokol Q. Dobruna 059504 Gjakovë VETERAN
29. Sylejman Selimi 014588 Aqarevë VETERAN
30. Xhavit I Ferizi 000014 Plluzhinë VETERAN
31. Xhavit M. Haliti 057611 Novosellë VETERAN
32. Xheladin H. Gashi 050416 Komoran VETERAN33

Në këtë listë, emri i Adem Demaçit figuron vetëm për qëllime propagandistike, sepse ai nuk ka qenë anëtar i SHP, as ka qenë pjesë e mbledhjeve dhe vendimeve të tij. Ali Ahmeti, po kështu, nuk ka qenë kurrë anëtar i SHP-së, respiktivisht nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje, as ka qenë pjesë e ndonjë vendimi të SHP-së.

Vetëkuptohet që as Fatosh Q. Klosi, gjegjësisht Fatos Klosi, siç e njohim me emër publik njeriun që gjatë viteve 1997-2002 ishte kryeshef i Shërbimit Informativ Shtetëror të Republikës së Shqipërisë (SHISH), nuk ka qenë anëtarë i SHP-së.

Ai ka merita të shumta përhapjen e rrugës atyre që merreshin me furnizimin e UÇK-së me armë e municion dhe futjen klandestine në Kosovë, por nuk ishte anëtar i SHP-së. Nait Hasani ishte në burg nga 27 janari 1997 e deri sa është zhbërë edhe SHP i UÇK-së. Ai, prandaj, nuk ka pas mundësi fizike të ishte anëtar, pos nëse ka pas edhe anëtarësi të improvizuar me korrespondencë apo anëtarësi nderi. Prof. Dr. Sabi Brokaj, tashmë i ndjerë, ishte funksionar në Qeverinë e Shqipërisë. Ai edhe publikisht ka shprehur habi për dhënien e statusit të veteranit, si anëtar i SHP të UÇK-së, duke sqaruar se nuk ka qenë anëtar i atij shtabi.

Është vepër inkriminuese, prandaj, shpërdorimi i Komisionit qeveritar, për njohje të statusit të veteranëve edhe për ata që fare nuk kanë qenë anëtarë të SHP! Njëri nga anëtarët e SHP-së, oficer karriere, në komunikim privat më ka shkruar:

Në mars 1999, anëtarë të SHP-së ishim:

1. Sylejman Selimi (komandant SHP),
2. Agim Çeku (komandant SHP),
3. Bislim Zyrapi (Shef i SHP),
4. Kadri Veseli (Shef i Zbulimit),
5. Hashim Thaçi (Drejtor i Drejtorisë politike),
6. Jakup Krasniqi (Zëdhënës),
7. Azem Syla (komandant i SHP),
8. Ramë Buja (anëtar i SHP)
9. Sali Veseli (Shef Operativ në SHP),
10. Sokol Dobruna (Drejtor i Drejtorisë Juridike),
11. Rexhep Selimi (Inspektor i SHP),
12. Fatmir Limaj (Shef i Policisë Ushtarake),
13. Dilaver Goxhaj (anëtar i SHP),
14. Idris Hyseni (Shef i Logjistikës),
15. Adem Grabovci (Shef i Financave),
16. Bardhyl Tahiri (Shef i Xhenos),
17. Syla nga Reçaku (Shef i Ndërlidhjes),
18. Mensur Kasumi (Shef i Kundërzbulimit).
19. Ekrem Rexha (anëtar SHP),
20. Lum Haxhia (nga fundi i mars 1999 zëdhenës i SHP)
21. Durak Zyrapi (Shef i Shëndetësisë).
22. Mustafë Gashi (protokolist dhe shef i Arkivit),
23. Ahmet Qeriqi (Drejtor i Radios „Kosova e lirë“),
24. Berat Luzha (Drejtor i Agjensisë Kosovapress)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat