Komplet 10 për qindëshin e Trustit ia dhuron fondit për mbrojtjen e Hashim Thaçit

Aktuale

Komplet 10 për qindëshin e Trustit ia dhuron fondit për mbrojtjen e Hashim Thaçit

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:29
Hashim Thaçi

Arif Behrami, anëtar në grupin punues për hartimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Skënderajt, i ka ndarë të gjitha mjetet financiare të nxjerra nga 10 për qindëshi i Fondit të Kursimeve Pensionale për Fondacionin për Mbrojtje Juridike të Hashim Thaçit, ish-president.

Behrami një gjë të tillë e ka kumtuar përmes ‘Facebook’-ut të tij, i cili thotë se mori pëlqimin e familjarëve për këtë vendim.

“Sot në konsultim me familjën, vendosa që mjetet të cilat më takojnë nga 10% e kursimeve pensionale në Trust, t’i dedikoj fondit për mbrojtjën e Hashim Thaçit dhe UÇK-së në Hagë”, thuhet në postimin e tij.

Ky fondacion ka për qëllim mbështetjen e mbrojtjes juridike të ish-presidentit Thaçi, duke siguruar mbështetje financiare për shpenzimet e procesit të tij gjyqësor në Hagë.

Ish-presidenti Thaçi, bashkë me ish-krerët e UÇK’së, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, po akuzohen nga Prokuroria e Specializuar për krime lufte.

Sidoqoftë, bordi i këtij fondacioni ka thënë se do t’i drejtohet opinionit publik për fondin në fjalë, për të dhënë sqarime shtesë. 

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat