14 të infektuar me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Aktuale

14 të infektuar me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Disa pacientë të cilët janë të infektuar me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar raportin e datës 12 dhjetor për rastet e spitalizuara dhe atyre me COVID-19.

Në të dhënat që ka shfaqur ai shihet se 14 pacientë janë në respiratorë, ndërsa 28 janë më CPAP.

Po ashtu 595 pacientë janë më O2, ndërsa 604 janë të shtrirë në klinika dhe spitale.

Së fundi janë konfirmuar edhe 524 raste me koronavirus ndërsa 566 të tjerë u shëruan.

Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, 12 pacientë kanë vdekur ndërsa totali i rasteve aktive është 11.868.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat