Vjosa Osmani drejt themelimit të partisë së saj, aktori i njohur i propozon emrin dhe logon

Aktuale

Vjosa Osmani drejt themelimit të partisë së saj, aktori i njohur i propozon emrin dhe logon

Nga: N. H Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 08:54
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani e ka bërë të qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garojë e ndarë nga LDK-ja, por do të garojë me listën e saj.

Osmani e ka quajtur përjashtuese LDK-në, teksa i ka akuzuar edhe për mbajtje të pushtetit me zor.

“Nuk do të bashkëpunojë me parti që kanë kontribuar për kapjen e shtetit dhe që kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet kapësit e shtetit”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera, ajo ka parlajmëruar se do të shkojë në zgjedhje me një list të re kandidatësh, teksa ka shtuar se po lobon në grumbullimin e votave.

Aktori i njohur Jeton Zogjani, ka dalur me një popozim për logon e partise së re të Osmanit.

Ai i ka propozuar logon e LDD-së së Nexhat Dacit.

Ja shkrimi i tij:

“Propozim për Vjosa Osmani, edhe emrin edhe dizajnin hazër e ke”, shkruan ai, përcjell “Bota sot”.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat