Ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë Kurti, Haki Abazi, i ka reaguar kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas deklaratës se Vjosa Osmanit i kanë mbetur vetëm votat e duetit “Haxhi Avdyli dhe Haki Abazi”, pasi që sipas tij të tjerët i ka zhgënjyer.
Abazi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Mustafës një ushtri e ndryshimit po i duket duet.
Tutje ai ka deklaruar se ndërdija e Mustafës po flet nga frika, pasi që sipas tij ai nuk nuk guxon ta mendojë faktin që në zgjedhjet e ardhshme VV do të jetë forca politike që do e transformojë shoqërinë shqiptare pa Rakiqin dhe pa të.
Abazi thotë se elektorati dhe drejtësia nuk do ia falin tradhtinë e 6 tetorit, fondin 3%, Dardania Bankën, etj.
Ky është postimi i tij i plotë:
Ndërdija e Isës po flet- nga frika nuk po guxon me mendu faktin që zgjedhjet kanë me u mbajtë e VETËVENDOSJE ka me qenë forca politike që do e transformoj shoqërinë shqiptare pa Rakiqin dhe Isen... Kot e ka Isa taktikën “përqaj e sundo”. LV dhe secili aktivist, edhe partitë tjera e kanë të qartë traktatin përqarës të Isës bashkë me portalet e financuara nga buxheti shtetit.
E ka për mbijetesë, e di që elektorati nuk kanë me ja falë, po as drejtësia jo:
Tradhëtinë e 6 tetorit
Fondin 3%
Hajninë e UFORK dhe transferin e fondit të MF
Dardania Bankën
Telefonat dhe faturat e Presidentit Rugova
Ahmet Krasniqin
Përvetsimet ne Union, TerraNova, Nënkalimin, Terminalet...
Nuk ka faj që një ushtri e ndryshimit po i duket duet!