Edhe gazetarja Arbana Xharra, ka komentuar për kontratën e ish-ambasadorit William Walker me presidencën e Kosovës.
Ajo e ka quajtur “marre e poshtërsi” debatin për kontratën me njeriun, që sipas saj, e “çoi në këmbë botën për Kosovën”, përcjell Bota sot.
“Na duhet kohë pas kohe me na rikujtu disa ngjarje, që si duket kemi nis me i harru. Është turp me u diskutu, e me u bë temë debati kontrata me këtë njeri që e çoi botën në këmbë për Kosovën. Jo u vazhdu, u ndërpre, ka skadu...marre e poshtërsi!”, ka shkruar Xharra në një postim në Facebook.
Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe Walker, kanë bërë të ditur se janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin./BS
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/13/auto_hh1607849144.jpg)