Vazhdon të mos respektohet Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.
Banorët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Sipas Policisë së Kosovës vetëm në 24 orët e fundit janë ndëshkuar 723 persona të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj.
Theksojmë se Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi më 26 gusht të këtij viti.