Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistika për temën “Gratë dhe burrat në Kosovë 2018-2019”.
Tek “Struktura e mësimdhënësve sipas niveleve në arsim (publik dhe privat) për vitin2018/2019” shihet që në Edukimin Parashkollor nuk ka edukator meshkuj.
Në përqindje i shprehur, 100 përqind e mësimdhënësve në Edukimin Parashkollor janë femra.
Kurse në Edukimin Fillor dhe të Mesëm të Ulët, po ashtu është dominim i femrave, por në përqindje më të vogël.
Ndërsa, në Edukimin e Mesëm të Lartë dhe Universitar, është dominim i mësimdhënësve meshkuj.