I pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli deklaroi se Ushtria e Kosovës ishte ëndërr e të gjithëve, veçanërisht e atyre që e dhanë jetë për Kosovë.
Pacolli shtoi se se dy vjet më parë Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës dhe se kjo s’ishte meritë personale, por dhuratë e SHBA-së.
“Ushtria e Kosovës nuk ishte një meritë personale, ajo ishte një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara për popullin e Kosovës. Sot, vajzat dhe djemtë e rinj janë pjesë e Ushtrisë, të gatshëm për t’i shërbyer vendit të tyre, kurdoherë! Urime!”, shtoi Pacolli.
Ndryshe sot janë bërë dy vjet nga formimi i Ushtrisë.