Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka takuar mëngjesin e sotëm ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Selimi i ka shprehur mirënjohje Kollyt për mbështetjen aktive të shtetit zvicëran.
“Takim njoftues me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Prishtinë, Thomas Kolly, me të cilin diskutuam për prioritetet dhe reformat në sektorin e drejtësisë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit tonë për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Shpreha mirënjohje për mbështetjen aktive të Zvicrës në ndërtimin e demokracisë, avancimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe zhvillimin e gjithmbarshëm në Kosovë” shkruan Selimi në njoftim".