Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, rregulla të reja janë vendosur gjithandej edhe për transportin publik dhe atë privatë të udhëtarëve.
Për të parë nga afër se sa po zbatohen, masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid19, sot inspektorët komunal kanë dalur në aksion.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook.
“Përveç të gjitha dokumentacioneve që kërkohen për transport, edhe zbatimi i masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit është i domosdoshëm!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.