Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me kryetarin e Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, dhe bashkëpunëtorë të komunave respektive, me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek Kompleksi i Dëshmoreve në Marinë.
Më këtë rast, kryetari Elezaj theksoi se lufta e pastër dhe e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrifica e dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e vendit është gurthemel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Elezaj shtoi kontributi i komandantit të Brigadës 113 te? Zonës Operative te? Drenice?s, Muje? Krasniqi – “Kapuc?i” dhe luftëtarëve të lirisë do të mbetet i paharruar dhe është shembull i sakrificës për atdhe.
Mujë Krasniqi me 40 luftëtarë të UÇK-së ranë heroikisht më 14 dhjetor të vitit 1998, në një pritë nga forcat serbe, afër kufirit Kosovë-Shqipëri.