Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri në një postim në rrjetin social ‘Facebook’,ka zhvilluar një takim virtual më ministrin e Shëndetësisë dhe me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Ai ka thënë se ka arritur në përfundim se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme aktualisht.
‘Me Ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe respektimin e masave. U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes’, ka thënë Tahiri.
Postimi i plotë
Me Ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe respektimin e masave. U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes.