Kryetari i AKR-së dhe themeluesi i Mabetex Group Behgjet Pacolli, është vlerësuar me çmimin më të lartë të shtetit sot në Kazakistan.
Ai është nderuar me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kazakistanit, në kryeqytetin Nur-Sulltan.
Presidenti Nursultan Nazarbayev ka thënë se Pacollit iu nda ky çmim, për shkak të punës së palodhur për zhvililmin e shtetit kazak.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, përcjell Bota sot.
Postimi i tij në Facebook:
Sot, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kazakistanit, në kryeqytetin Nur-Sulltan, z. Behgjet Pacolli, themelues i Mabetex Group, është vlerësuar me çmimin më të lartë të shtetit. Presidenti i parë i vendit, z. Nursultan Nazarbayev përgëzoj z. Pacolli për çmimin duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese. Presidenti Nazarbayev shtoi se çmimi i ndarë për z. Pacolli është ndër të tjera si rezultat i punës së palodhur për zhvillimin e vendit kazak.