Analisti politik, që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka pyetur se çfarë ka ndodhur me njohjen nga Izraeli.
Tutje, ai pyet po ashtu edhe se në çfarë faze është studimi i fizibilitetit për Ujmanin.
Ai në fund, thotë se nëse njohja e Izraelit nuk ndodhë, me ironi thotë se qeveri do të mbahet mend për detektimin e Covidit përmes syve.
Ja shkrimi i tij:
Përpara se me ra Qeveria Hoti, a nuk ish dashtë me e ditë çka ndodhi me njohjen e Izraelit dhe po ashtu në çfarë faze është studimi i fizibilitetit për Ujmanin, dmth Trump Lake?
Nëse edhe njohja e Izraelit nuk ndodh, kjo qeveri do të mbahet mend për detektimin e covidit përmes syve dhe emërimin e 25 vjeçarit si konsull.