Flet Sveçla: Ja sa ndihmoi VV-ja për ta funksionalizuar Ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Flet Sveçla: Ja sa ndihmoi VV-ja për ta funksionalizuar Ushtrinë e Kosovës

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:48
Xhelal Sveçla

Para dy vitesh, Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi tri ligje të cilat ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ai i reagimit në kriza në atë të mbrojtjes se integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit. 

Kështu ka shkruar në Facebook, Xhelal Sveçla nga VV.

"Nga 99 amandamente të miratuara, 77 u bënë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarë tê Komisionit për Siguri dhe mbikqyrje të FSK-së. 

Perkundër faktit se kjo ishte një e arritur historike, zhgënjen fakti se edhe dy vite pas, shume pak është bërë që FSK edhe ne substancê të bëhet ushtri. Përderisa Serbia vazhdon të armatoset duke blerë armë nga të gjitha anët, buxheti i Kosovës vazhdon të vidhet e keqpërdoret e të keqorientohet. Përderisa më herët kishte arsyetime herë të bazuara here jo, tash nuk ka kurrfarë arsyeje që shteti të mos bëjë maksimumin që të mbështesë FSK-në në përmbushjen e idealit të dëshmorëve të UÇK-së, mbrojtjes së Kosovës cep më cep.", ka shkruar Sveçla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat