Specialja ua konfirmoi aktakuzat për frikësim të dëshmitarëve, nisin reagimet ndaj Gucatit e Haradinajt

Aktuale

Specialja ua konfirmoi aktakuzat për frikësim të dëshmitarëve, nisin reagimet ndaj Gucatit e Haradinajt

Nga: A.Zh Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 18:02
Gucati dhe Haradinaj

Gjykata Speciale ka konfirmuar sot aktakuzën ndaj kryetarit të OVL të UÇK-së Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se aktakuza ndaj tyre përmban katër pika, të cilat kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë dhe me aktakuza konkrete që sipas Speciales ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 dhe 25 shtator të këtij viti.

Pas këtij lajmi ka reaguar Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i EPIK, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se edhe tashmë edhe zyrtarisht ekziston dyshimi i bazuar se lidershipi i OVL të UÇK është përfshirë në frikësimin dhe hakmarrjen e dëshmitareve.

Sipas tij, ishte gabim i madh instrumentalizimi i OVL UÇK-së në “këto lojëra meskine”.

Reagimi i tij në Facebook:

Tani edhe zyrtarisht konfirmohet se ekziston dyshim i bazuar se lidershipi i OVL UÇK është përfshirë në frikësimin dhe hakmarrjen e dëshmitareve. OVL UÇK nuk ia ka pasur këtë borxh askujt.

OVL UÇK nuk është një organizatë që ndërmerr akte të ulëta sikur hakmarrja dhe frikësimi i qytetarëve.

Ka qenë shumë gabim i madh instrumentalizimi i OVL UÇK-së në këto lojëra meskine.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat