Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj heshtjes së Albin Kurtit ndaj vizitës së ish-zëvendëskryministrit të Kosovës, Haki Abazit për vizitën në Arkivën e Ushtrisë Kriminale të Serbisë.
Në datën 10 Nëntor mediet njoftuan se ish-zëvendësi i Albin K. në Qeveri dhe në Vetëvendosje, Haki Abazi, në vitin 2008 ka vizituar Arkivën e Ushtrisë Kriminale të Serbisë.
"Por, as pas 35 ditësh Albin K. nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë vizitë. Unë do të vazhdoj të kërkoj përgjigje dhe përgjegjësi nga ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Albin K. për bashkëpartiakun e tij, Haki Abazi", shkroi Gjoshi në facebook, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
35 DITË HESHTJE TË ALBIN K. PËR VIZITËN E HAKI ABAZIT NË ARKIVAT E USHTRISË KRIMINALE TË SERBISË
Në datën 10 Nëntor mediet njoftuan se ish-zëvendësi i Albin K. në Qeveri dhe në Vetëvendosje, Haki Abazi, në vitin 2008 ka vizituar Arkivën e Ushtrisë Kriminale të Serbisë.
Por, as pas 35 ditësh Albin K. nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë vizitë.
Unë do të vazhdoj të kërkoj përgjigje dhe përgjegjësi nga ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Albin K. për bashkëpartiakun e tij, Haki Abazi.
Unë do të vazhdoj të kërkoj llogari nga Albin K. dhe Vetëvendosje ashtu siç kam bërë në datën 14 Nëntor.
Postimi i datës 14 Nëntor:
PSE PO HESHT ALBIN K. PËR HAKI ABAZIN QË KA VIZITUAR ARKIVAT E USHTRISË KRIMINALE TË SERBISË?
>> Si është e mundur që Albin K. e caktoi numër 2 të Qeverisë së Kosovës një njeri që ka vizituar Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë?
Miq të mi!
Kaluan disa ditë dhe Albin K. po hesht përballë një lajmi tronditës për shqiptarët. Ish zëvendësi i tij në Qeveri, Haki Abazi, dhe tani bashkëpartiak në Vetëvendosje, në vitin kur është shpallur Pavarësia e Kosovës ka vizituar Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë.
>> Ushtria Kriminale e Serbisë është përgjegjëse direkte për rreth 15 mijë shqiptarë të vrarë në Luftën e Kosovës 1998-1999.
>> Ushtria Kriminale e Serbisë është përgjegjëse direkte për përdhumin e 20 mijë grave shqiptare në këtë luftë.
>> Ushtria Kriminale e Serbisë është përgjegjëse direkte për miliarda dëme ekonomike ndaj shqiptarëve të Kosovës, të ciëve u ka djegur dhe shkatërruar shtëpitë.
>> Ushtria Kriminale e Serbisë është përgjegjëse direkte për vrasjen dhe masakrimin e qindra-mijëra njerëzve në Rajon vetëm brenda një dekade.
Miq të mi!
Është anti-kombëtare të vizitosh Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë që ka vrarë dhe masakruar popullin tënd, por kjo nuk e pengon Haki Abazin e Vetëvendosjes.
Është fyerje për viktimat e popullit tënd dhe familjeve të tyre të vizitosh Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë, por kjo nuk i bën përshtypje zëvëndësit të Albin K.
Por,
Pse po hesht Albin K. dhe nuk po e thotë asnjë fjalë të vetme për Vizitorin e Arkivave të Ushtrisë Kriminale të Serbisë?
Si është e mundur që Albin K. e caktoi numër 2 të Qeverisë së Kosovës një njeri që ka vizituar Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë?
Albin K. duhet t’i kërkojë falje qytetarëe të Republikës së Kosovës, vitkimave dhe familjeve të tyre, sepse e ka emëruar Zëvëndëskryeministër një njeri që bën vizita nderi në Arkviat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë.
#MosHesht #Mashtrues