Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ishte njëri ndër 143 ushtarët që ranë në pritë nga forcat serbe, sot 22 vite më parë.
Kjo betejë ndryshe njihet edhe si beteja e Pashtrikut.
Në këtë pritë ndaj ushtarëve të UÇK-së, mbetën të vrarë 41 ushtarë, teksa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, në mesin e tyre edhe vetë Qeriqi.
Qeriqi, ka kujtuar këtë ngjarje.
Ai rrëfeu momentin më të rëndë në jetën e tij, teksa kishte arritur që të tërhiqej nga fushë-beteja i plagosur rëndë.
Në mesin e ushtarëve të UÇK-së, që ranë heroikisht në këtë betejë, ka qenë edhe Komandanti Mujë Krasniqi.
Qeriqi ka kujtuar fjalët e tij të heroit Mujë Krasniqi, në momentin kur kishin nisur breshëritë e kallashnikovëve të ushtrisë serbe.