Eksperti amerikan, Alon Ben Meir ka komentuar situatën e dialogut Kosovë-Serbi dhe rëndësin e SHBA-ve në këtë marrëveshje.
Ben Meir në një postim në facebook deklaroi se pa dashur ta nënvlerësoj rolin e BE-së, Kosova është shumë më afër Amerikës sesa Evropës.
“Unë nuk e nënvlerësoj rolin dhe kontributin e BE-së në mirëqenien e shteteve të Ballkanit, dhe madje duhet të bëjë më shumë sesa Shtetet e Bashkuara”, tha eksperit amerikan, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Unë nuk e nënvlerësoj rolin dhe kontributin e BE-së në mirëqenien e shteteve të Ballkanit, dhe madje duhet të bëjë më shumë sesa Shtetet e Bashkuara.
Sidoqoftë, përfshirja e SHBA në Ballkan është jashtëzakonisht e rëndësishme, veçanërisht tani me ardhjen e administratës së re të Biden. Kosova e konsideron Amerikën si fuqinë më të madhe dhe është më afër saj sesa Evropës.
Kosova mund të mos jetë në krye të përparësive të Biden, por pasi të merret me çështjet më të ngutshme, veçanërisht pandeminë e koronavirusit dhe ringjalljen e ekonomisë, SH.B.A. duhet të luajë një rol aktiv me BE për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës, me kusht që procesi i negociatave të fillojë me njohjen reciproke midis dy vendeve.