Deputeti nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri, gjatë një debate televiziv, ka folur për Vjosa Osmanin e cila është përjashtuar nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie nga dy funksione.
Ai tha se në Kuvend të Kosovës 23 deputetët nuk janë me votat e Vjosës por me votat e LDK-së.
“Ne jemi në kuvend me vota të LDK-së jo me vota të Vjosa Osmanit, në zgjedhje votohet logo.
Eshtë e vërtet që nuk ka qenë më në kryesi dhe nënkryetare e LDK-së, sepse këshilli ka marrë vendim me shkarkuar nga dy pozita”, tha ai.