Ky është muaji i zgjedhjeve – këto dy parti do të formojnë Qeverinë

Aktuale

Ky është muaji i zgjedhjeve – këto dy parti do të formojnë Qeverinë

Nga: N.Sh Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 21:44
Ilustrim

Qytetarët e Republikës së Kosovës, në muajt e parë të vitit që po hyjmë, sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, do të dalin për të votuar.

Një burim brenda një subjekti të madh politik në vend, e që partia ku bën pjesë është në koalicionin aktual qeverisës, ka konfirmuar se do të ketë zgjedhje në muajt e parë të vitit 2021.

Sipas këtij burimi, fundi i muajit shkurt apo fillimi i muajit mars është adekuat për zgjedhje, në mënyrë që të formohet një qeveri e re, e cila do të zgjedh pastaj edhe Presidentin e rij.

Gjithnjë sipas këtij burimi, qeveria e re që do të formohej, do të ketë edhe një plan konkret të një marrëveshje e cila mund të përbyllet me Serbinë.

Burimi shton se, Qeveria Hoti edhe pse ka bërë disa punë të mira, nuk po ka harmoni mes partive të koalicionit, andaj zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës u bë ‘mollë sherri’ ndërmjet LDK-së dhe AAK-së.

E kjo është edhe arsyeja pse do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Megjithatë, sipas burimit, tashmë e kanë të qartë partitë politike që e përbëjnë koalicionin qeverisës se së shpejti do të përballen me votuesit.

Në fund, ai shton se duke e ditur përafërsisht rezultatin e ri zgjedhor i cili sipas sondazheve dhe pas votimeve në Podujevë, qeveria e ardhshme me shumë gjasë do të përbëhet nga LVV-ja dhe LDK-ja, por nuk e anashkalon as PDK-në, e cila në rast se nuk merren vesh LDK-LVV e kanë si ‘gjoker’ PDK-në.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat