Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri, gjatë një emisioni televiziv ka folur për postin e presidentit.
Ai tha se LDK-ja ende nuk e ka një emër për president të emrit dhe sipas mendimit të tij ky post nuk i takon LDK-së.
“Unë kam thënë se LDK-së nuk i takon posti i presidentit.
Ajo që mujë me thënë është e qartë se nuk duhet ta shikojmë se kujt i takon, por duhet me gjete personin qe i merr votat, aktualisht si është situata nëse nuk zgjedhet një emër i cili e merre votën e 80 deputetëve flasim kotë. Ne nuk kemi një emër për president”, u shpreh ai.