​Liqeni Trump apo Biden, Vjosa Osmani: Problemi nuk është tek emri

Aktuale

​Liqeni Trump apo Biden, Vjosa Osmani: Problemi nuk është tek emri

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:58
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka komentuar çështjen e emrit të liqenit të Ujmanit, për të cilin emisari amerikan Richard Grenell kishte deklaruar se të dyja palët, Prishtina dhe Beogradi, janë dakorduar që të merr emrin e presidentit Donald Trump.

Ajo ka thënë se nuk ka qenë problemi i emrit për liqenin, por ka të bëjë me sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

“Kjo ka qenë diçka e paparë në diplomacinë tonë.

Në SHBA ka pasur për këtë shaka të ndryshme në studio”, është shprehur ajo, duke shtuar se pala nga Kosova duhet të bisedojë me administratën e re Joe Biden në lidhje me Ujmanin dhe moratoriumin për mos anëtarësim në organizata ndërkombëtare, sipas marrëveshjes së Uashingtonit, dhe të tregojnë se cilat janë shqetësimet e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat