E konfirmon Vjosa Osmani: Po bisedoj me Albin Kurtin për koalicion

Aktuale

E konfirmon Vjosa Osmani: Po bisedoj me Albin Kurtin për koalicion

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 23:55
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e ka konfirmuar se është duke biseduar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të lidhur koalicion për zgjedhjet e reja paralamentare, kurdo që mbahen ato.

Ajo ka thënë se është koha t’i bashkojnë forcat, jo veç si politikanë, por siç thotë ajo për të mirën e qytetarëve.

“Jemi në proces të diskutimeve me z. Kurtin për bashkëpunimin, dhe nuk do të ishte e drejtë që të flasë pa pasur një marrëveshje finale.

Nuk është vetëm dëshirë e dyanshme për domosdoshmëri që t’i bashkojmë forcat, jo vetëm ne, por kërkohet që të jetë një bashkim i qytetareve, që duan t’i rrisin fëmijët e tyre më mirë, është shumë më shumë se bashkim i politikanëve. Jemi duke diskutuar, por vullnet ka, po flas për vete”, ka thënë Osmani në një intervistë për Rtv 21.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat