Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka shkruar rreth një personi me emrin Mërgim Gashi, duke e akuzuar për një serë veprimesh anti-ligjore.
Ai ia ka listuar disa prej mashtrimeve për të cilat thotë se ka fakte, derisa shton se Gashi është pronar i “Stutgart Airways”.
Ky është postimi i Ismailit:
Një update për mashtruesin Mërgim Gashin, pronarin e Stuttgart Airways:
Mora shumë mesazhe, nga njerëz që e njihnin, njerëz që kanë dëgjue për mashtrimet e tij, por më e rënda, nga njerëz që i kanë ofrue shërbime – kryesisht kompani në Kosovë.
– Dy hoteleve iu kish ikë pa pague. Në njanin prej tyne kish ndejtë një muaj.
– Dy agjencive tjera të dizajnit iu kish kërkue logo edhe nuk i ka pague asnjëherë.
– Një agjenci udhëtimesh, të cilit për kohë të gjatë nuk ia kthen borxhin.
– Një organizator festash, i cili i ka organizue party për Mërgimin dhe ky i ka ikë pa e pague.
– 9 biznese tjera, që nuk treguan detaje, por që ishin djegë me Mërgimin.
– 4 familje që i kishte mashtrue me bileta, një prej tyne tha se ka mashtrue SHUMË tjerë.
– Një person që tha se Mërgimi kish ba kërrdi në Zvicër, kish qenë pak në burg, kish vazhdue në Gjermani, i kish mbajtë edhe atje 3 muaj burg dhe dënim 3 vjet me kusht.
– Sigurisht ka edhe shumë tjerë.
Ky prapë po vazhdon me mashtrue njerëz. Me kanë çue screenshots të bisedave, madje edhe incizime me zë, ku ky thotë (po parafrazoj): “Ta kam çue dëshminë me vulë banke se ta kam ba pagesën! Unë nuk baj dallavere! Unë nuk e shkeli ligjin! A e din çka bahet nëse bëj dokumente banke fallc?”
Veç unë i kam 3 dëshmi të tilla të miat. Ka ba pagesë, e ka ruejtë si dëshmi, mandej e ka anulue menjëherë. Plot tjerëve njësoj. Të gjithëve tregimi i njëjtë, mashtrimi i njëjtë edhe tekste të gjata se sa i ndershëm është.
Krejt këta njerëz të dëmtuem ishin plot mllef e indinjatë, por duke mos dijtë se çka me ba tutje. Shumat janë prej 500 deri 5000 euro, për të cilat plot po mendojnë se s’ia vlen as me u lodhë duke u baravatë me avokatë në Gjermani, që kushtojnë shumë shtrenjtë.
Nëse Mërgimi është në Kosovë (s’po di a me rrejti që po vjen), atëherë policia duhet ndërmarrë diçka, e ju me tregue nëse e keni pa këtë fytyrë.
Ka njerëz që i ka mashtrue sivjet! Në këtë vit të rëndë për krejt, këtu, midis Kosove. E kjo s’bën me iu falë. Hiç kurrë.