"Kurti suksesin e ka të garantuar, preferon koalicionin me LDK-në"

Aktuale

"Kurti suksesin e ka të garantuar, preferon koalicionin me LDK-në"

Nga: H.O. Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:20
Albin Kurti/ Isa Mustafa

Opinionisti dhe analisti politik, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot” ka përmendur gjasat që LDK e LVV mund të shkojnë në një koalicion të përbashkët.

 Sipas tij, nga të gjitha sondazhet thuhet se se vetëm LVV e LDK mund ta çkapin shtetin e kapur të Kosovës, nga "komandantët".

“Skena politike në Kosovë është e ndarë në dy kampe: a) Grupi i inkriminuar vrastar dhe korruptiv, që përfaqësohet nga partitë e koalicionuara në PAN, dhe b) Grupi pa mëkate të tilla, që përfaqësohet me LVV dhe LDK-në. Të gjitha sondazhet e vjeshtës së kaluar, 2019 dhe ato të sotmet, vjeshtë 2020, janë të njëzëshme se vetëm Albin Kurti dhe Vjosë Osmani, përkatësisht, LVV dhe LDK, mund ta çkapin shtetin e kapur të Kosovës, nga "komandantët", rrast të inkriminuar dhe bandt e tyre aktive në: Dukagjin, Drenicë dhe LLap”, vlerëson Zeqiraj.

Sipas tij, në këtë rast favorizon fakti se dy eksponentët e krimit, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, janë të izoluar.

“Lirimi nga burgu i dy kriminelëve, nga ish-presidenti Thaçi, pjesë e bandës të Drenicës, vetëm një ditë para arrestimit të shefave të tyre, flet shumë. Mjafton vetëm ky fakt, për t`i inkriminuar, faktueshëm, dy  eksponentët potencialë, tashmë, nën akuzë, nga Gjykata Speciale”, thotë ai.

Zeqiraj thotë se është i mundshëm koalicioni parazgjedhor LVV dhe LDK. Sipas tij, derisa LVV ishte e interesuar për koalicionin parazgjedhor me LDK-në, derisa kjo e fundit ishte e shantazhuar nga PDK-ja dhe SHIK-u.

“Në zgjedhjet e tetorit të vjemë, LVV ishte, skajshëm, e interesuar për koalicion parazgjedhor me LDK-në, sepse donte ta siguronte fitoren, edhe në rast të grupimit të partive të PAN-it. Por, LDK-ja e refuzoi, ngaqë donte fitoren e PDK-së dhe koalicionin me atë! Thjeshtë, klani Mustafa ishte i shantazhuar nga PDK-ja dhe SHIK-u i saj. Kësaj here, pra, në zgjedhjet e pritshme, LVV e ka të siguruar fitoren dhe nuk e ka prioritet koalicionin parazgjedhor. Megjithatë, koalicionin me LDK-në e preferon, sepse me Vjosën brenda LDK-së dhe ministrat simpatikë nga radhët e deputetëve të saj, moralisht, politikisht dhe kombëtarisht të pastër, të përgaditur dhe me integritet, qeveria në ardhje, Kurti, suksesin e ka të garantuar. Edhe çkapja e shtetit do të nismojë, pavarësisht pengesave nga "slluzhbenikët" burokratë të PAN-it autokrat e  fodull”, thotë Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat