Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari, e ka publikuar një fotografi të një ndërtese ku pretendon që është e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ish-agjenti i SHIK-ut, i thotë Thaçit që ta shet këtë ndërtesë dhe t’i paguan avokatët edhe për veti edhe për shokët e tij.
Miftari tallet me Thaçin, ku shprehet se tash kanë me dhuruar para shumë oligark politik.
Sipas tij, ata do të jenë anonim, pasi që ata parat që i dhurojnë për Fondacionin janë para të Thaçit.
Lexojeni reagimin e Naim Miftarit:
Profiterat kanë emër
Liria dhe lufta ka emër, por se edhe të poshtër e profitera lufta ka plot.
Hashim shitne këtë ndërtesë të vogël tuajën me milionat e saj jo veç veten, por i mbron edhe shokët e tu jua zë nga 10 avokatë secilit jo veç vetes, fondit të multi milionerëve tani këto ditë vetëm kur fillojnë ti dalin kinse (donator) oligark politik anonim e thonë që unë për Hashim Thaçin liderin, Hashim çlirimtarin, Hashim luftëtarin edhe pse ka nejtë larg fronteve gjatë luftës po i dha 1 milion euro donacion veç emrin mos ma përmendni se paret edhe ashtu janë të tij.!?
Se për ka 5 mijë, 10 mijë e 100 mijë, sa fukareja e kame lu rolin e postierit e ka me ju jep pare të juaja juve mos pye.
Pare kanë me jep për se vdekuri edhe Hasan Prishtina, Azem Bejta, Ahmet Delija, besa edhe Isa Boletini që nuk e lashe me varros në Veriun e Kosovës në Boletin se dojshe me ja jep Serbisë atë pjesë të Kosovës ka me jep pare për ju o lider o çlirimtar o shpëtimtar i kombit!