Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani i ka qortuar deputetët duke iu thënë se ‘po pengohet në kryerjen e punës së tij’.
Ramadani reagoi ashpër pas pyetjes së kryesueses së Komisionit, Albena Reshitaj e cila kërkoi të di rreth një versioni të ri të coronavirusit në Angli.
E pas kësaj Ramadani kërkoi nga deputetët që të bëjnë pyetje logjike, sepse siç tha “durimi ka ardhur në skaj”.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimit të tij në Komisionin parlamentar për Shëndetësi ka insistuar që familjarët që janë negativë me COVID-19 nuk lejohen të qëndrojnë në klinikat ku trajtohen pacientët me sëmundjen infektuese.
I pyetur nga deputeti i VV-së, Fitim Uka se a po lejohen familjarët në klinika, ministri Zemaj tha se është çështje tjetër si e kryejnë punën udhëheqësit e klinikave e SHSKUK dhe rojat e sigurisë.