Propozimi i organizatës “Europa Nostra”, që Manastiri i Deçanit të hynë në listën e shtatë (7) monumenteve me rrezikuara në Europë, nuk është asgjë tjetër vetëm se sa një propozim i një anshëm, politik dhe në kundërshtim me realitetin.
Manastiri i Deçanit, është trashëgimi kulturore e Kosovës, si i tillë ai është ruajtur gjithnjë nga shqiptarët, dhe për asnjë moment nuk është rrezikuar.
Manastiri i Deçanit, nuk është i rrezikuar nga askush dhe nga asgjë, e aq me pakë nga shqiptarët. Rreziku me i madh që i vije Manastirit të Deçanit, është nga vet politika qëllim keqe e kreu të saj. Kreu i Manastirit të Deçanit, duhet të ndal gjuhen e urrejtjes dhe thirrjet anti shqiptare dhe kundër shtetit të Kosovës. Ai me propagandën e tije është duke i bere shumë dëme shtetit tonë.
Në shprehim kundërshtimin tonë, që kreu i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, duke përdorura çdo propagandë të ulët, dhe duke e paraqitur veten si viktime, po mundohet të bindë Europën dhe botën se është i rrezikuar.
Qëllimi kryesor i politikës pan sllaviste e rusë, politikë të cilën e përfaqëson Igumeni Janjiq, është që të themelohen mundësit që Manastiri i Deçanit, të kërkoj zonë të veçantë apo extra territorialitet, dhe kjo të arrihet përmes marrëveshjes përfundimtare në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Kjo që u tha me lartë, argumentohet me:
Hapi i parë i extra territorialitetit të Manastirit të Deçanit, është dëshmuar me themelimin e Zonave të Veçanta të Mbrojtura,
Hapi i dytë është dëshmuar me ndërtimet e Hidrocentraleve në afërsi të Manastiret të Deçanit me 2012,
Hapi i tretë i extra territorialitetit të Manastirit të Deçanit është dëshmuar me 2014 me devijimin e rrugës Deçan-Plavë kah Gryka e Lloqanit, dhe
Hapi i katërt para përfundimtar, pra është marrëveshja e 9 nëntorit 2020, e cila mundëson devijimin e dytë të rrugës Deçan-Plavë, në rrugën e Gushavcit.
- Andaj, devijimi i rrugës Deçan-Plavë kah Gryka e Lloqanit dhe kah rruga e Gushavcit, po i jep mundësi Manastirit të Deçanit që të devijoj qarkullimin lirshëm kah rruga ekzistuese dhe hapësira nga varrezat e serbeve e deri tek ura e ndërtuar nga KFOR-i italian, në te dy krahët të përdoret si pronë extra territorialitet.
Është koha e fundit që institucionet e drejtësisë në Kosovës, të filloj hetimet ndaj Igumenti Janjiq dhe propagandës së tije kundër shteti tonë, sepse ai është duke nxitur urrejtje nder etnike. Nxitja e urrejtjes nder etnike në Kosovë, është e dënueshme me ligj.
Heshtja e institucioneve të Republikës së Kosovës, ndaj propozimit të organizatës “Europa Nostra”, që Manastiri i Deçanit i hynë në listën e shtatë (7) monumenteve me të rrezikuara në Europë, është heshtje e pakuptimtë dhe e papranueshme.
Shteti i ynë, e ka për obligim kushtetues e ligjor, që të i kundërpërgjigjen çdo raporti ndërkombëtar i cili nuk përkon me realitetin, pra në këtë rast edhe propozimit të organizatës “Europa Nostra”.