Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka shkruar një letër gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou.
Në këtë letër që bartë datën 1 dhjetor, Kurti, ka kërkuar nga Guillou që Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, të lirohet me kusht.
Aty Kurti ka folur për Selimin dhe raportin me të, duke thënë se prej kur e njeh atë, ai ka qenë i përpiktë në detyrat që ka marrë përsipër.
Lidhur me këtë, ka reaguar analisti politik, Nexhat Haziri, i cili kërkesën e Kurtit e ka konsideruar si jo të drejtë.
Haziri madje me ironi thotë se nuk është e habitshme që një kërkesë e tillë të vije edhe nga Vjosa Osmani, pasi në momentet e vështira të saj kur “sulmohej” nga ish-bashkëpartiakët, ishte Selimi, ai që i dilte në mbrojte.
Ja postimi i Hazirit:
ANA TJETËR E SHOKUT MAO
Kurti i shkruan letër gjyqtarit të Speciales për lirimin me kusht të Rexhep Selimit
-Nuk është me rëndësi nëse është i akuzuar për krime, vrasje e dhunime, me rëndësi është se i takon LVV-së, dhe i shërben MAO-s, si ushtar besnik, duhet të ketë imunitet, bile edhe të dekorohet, pasi ia ka vrarë apo dhunuar armiqtë e partisë, aksionarët, kundërshtarët e ideologjisë marksiste-leniniste. Për MAO-n kosovar, edhe Organizata Terroriste “Syri i popullit”, është organizatë patriotike, misioni i saj ishte i njëjtë si i Rexhep Selimit dhe shokëve të tij: “Plumb armiqve t’partisë, bashkëpunëtorëve të imperializmit”.
Nuk është për tu habitur, nëse një kërkesë të tillë drejtuar Gjykatës Speciale për lirimin me kusht të Rexhës, e bënë edhe “Zoja e ranë”, pasi në momente t’liga t’saja kur “sulmohej” nga ish-bashkpartiakët, në mbrojtje i dilte si një drangue, i forti, Rexhep Selimi, dhe vetëm pas shpinës së tij ajo ndihej e mbrojtur dhe e sigurt. Andaj e mira , e ka t’mirën, shokët për këto ditë janë ! (n.h)