Haradinaj: Nëse do ta ruanim taksën deri më 4 shtator, do t’ia merrnim Serbisë njohjen

Aktuale

Haradinaj: Nëse do ta ruanim taksën deri më 4 shtator, do t’ia merrnim Serbisë njohjen

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:42
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Haradinaj në një intervistë që po transmetohet në faqen e tij zyrtare në ‘facebook’, ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka treguar për prapaskenat e Samitit të Berlinit dhe presionin e madh për heqjen e taksës 100 % ndaj Serbisë.

Megjithatë Haradinaj thotë se nëse do të ruhej taksa deri më 4 shtator kur edhe u mbajt takimi i Washingtonit nën ndërmjetësimin e Administratës së Donald Trump, atëherë sipas tij nuk do të hiqej pika e 10-të, ku i kërkohej Serbisë që të njoh pavarësinë e Kosovës.

“Nëse do ta ruanim taksën deri më 4 shtator, atëherë pika e 10-të s’do të hiqej”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ndër të tjera ka folur edhe për raportet e tij me amerikanët, duke thënë se ka raporte shumë të mira dhe se në komunikimin që ka, asnjëherë si ka gënjyer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat