Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, njēherit zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenës Sociale, Besart Dreshaj ka thënë se kjo parti nuk pranon kushtëzim për postin e presidentit.
Përmes një statusi në Facebook, Besart Dreshaj ka thënë se LDK është parti e cila promovon parimet e unitetit dhe bashkëpunimit.
Ky është statusi i tij i plotë:
Ne jemi parti demokratike dhe e cila promovon parimet e unitetit dhe bashkëpunimit.
Nëse të tjerët mendojnë se kjo është dobësi, dhe synojnë ta kushtëzoinë LDK-në me postin e Presidentit, atëherë ne si LDK, duhet ta refuzojmë këtë logjike, duke shkuar në zgjedhje. Nuk është hera e parë, që të gjjthë janë kundër LDK-së!