Babë e bijë janë gjetur të vrarë në një shtëpi në Prizren/
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.
“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:16, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent”, ka thënë ai.
Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive lidhur me rastin.
Ndërkaq, Sinjali ka publikuar një fotografi të policit të vetëvrarë me të bijën që e vrau aksidentalisht.
Përkitazi me këtë, ka folur edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka konfirmuar se në Prizren janë gjetur të vdekur dy persona, dhe se njëri nga ta është zyrtar policor.