Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugore dhe Turizmit, Ruzhdi Kurtishaj është takuar sot me U.D e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve Sami Mazreku.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se me të ka diskutuar për çështjen e pagesave me rastin e sigurimit të polisave të sigurimit të autobusëve, përcjell Bota sot.
Kurtishaj ka thënë se kërkuan urgjentisht që kjo çështje të diskutohet nga ana e kompanive të sigurimit që i ngarkon bizneset me rastin e regjistrimit të automjeteve e në këtë rast për operatorët ekonomik të autobusëve.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sot në takim me drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve z. Sami Mazreku bashkë me stafin e tij diskutuam çështjen e pagesave me rastin e sigurimit të polisave të sigurimit të autobusëve. Kërkuam që urgjentisht kjo çështje të diskutohet nga ana e kompanive të sigurimit që i ngarkon bizneset me rastin e regjistrimit të automjeteve e në këtë rast për operatorët ekonomik të autobusëve.