Avni Bytyçi, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se nisma e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e qeverisë nuk është serioze.
Ai ka thënë se mocioni për rrëzimin e qeverisë Hoti, është një mashtrim tjetër i partisë së Albin Kurtit.
“Fakti që sot Lëvizja Vetëvendosje e ka detyruar një deputet anonim që të flas për mocionin e mosbesimit, që dorën n’zemër as vetë nuk e marrin seriozisht në partinë e tyre, tregon shumë për seriozitetin e kësaj partie politike”, ka thënë Bytyçi diku iu referuar deklaratës së deputetit Sali Zyba.
“Mocioni për rrëzimin e qeverisë është një mashtrim tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse, këta nuk e kanë seriozisht as rrëzimin e qeverisë, e as bashkëpunimin opozitar për të zgjidhur problemet e qytetarëve”.