Eugen Cakolli nga KDI përmes një postimi në Facebook, ka thënë se punimet e grupit punues për projektligjin për financimin e subjekteve politike duhet të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse.
Sipas tij, KDI konsideron që mbyllja e punimeve të grupit punues lidhur me këtë projektligj, është vijimësi e një praktike jo të mirë nga legjislatura e kaluar, që ishte kundërshtuar nga shoqëria civile.
Ja postimi i plotë:
Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Buxhet dhe Transfere njoftoi që sot do të mbahet takimi i parë i grupit punues lidhur me projektligjin për financimin e subjekteve politike, pa prezencën e publikut.
KDI konsideron që mbyllja e punimeve të grupit punues lidhur me këtë projektligj, është vijimësi e një praktike jo të mirë nga legjislatura e kaluar, që ishte kundërshtuar nga shoqëria civile.
Duke qenë një projektligj shumë i rëndësishëm, KDI kërkon që grupi punues të hapë punimet dhe t’i ofrojë hapësirë shoqërisë civile për të dhënë kontributin e saj për një ligj sa më përmbajtjesor, në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies financiare të subjekteve politike.