Edhe 296 raste me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit.
Brenda kësaj periudhe po ashtu janë raportuar edhe pesë persona të cilët nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me COVID-19.
Me anë të një komunikate për media, IKSHPK ka bërë të ditur po ashtu edhe moshën dhe prejardhjen e viktimave.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (58 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në komunikatë.