OSBE ndihmon gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët në Prishtinë

Aktuale

OSBE ndihmon gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët në Prishtinë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:25
OSBE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka pranuar donacion, mjete mbrojtëse, xhaketa dhe jelekë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e medieve në Prishtinë.

Në donacionin e siguruar, shpërndarja e të cilit do të fillojë të hënën, bëjnë pjesë: 55 xhaketa, 55 jekelë, 50 veshje mbrojtëse, 50 mburoja fytyre, 180 pako maska, si dhe 180 dezinfektues 100ml.

AGK posedon listat e kolegëve tanë që punojnë në terren dhe janë pajisur me mjete mbrojtëse nga donacionet e mëparshme. Për tërheqjen e pakove të reja, të njëjtit do të njoftohen ditëve në vijim.

Ky asociacion thekson në një njoftim për media se do ta vazhdojë angazhimin drejtë sigurimit të donacioneve të tjera, në mënyrë që të kolegëve tanë t’u lehtësohet sado pak puna që po e bëjnë përgjatë pandemisë COVID 19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat