Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka një kërkesë për votuesit e LDK-së që e votuan Vjosa Osmanin.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka nxitur votuesit e Osmanit, të insistojnë që ajo të distancohet qartë nga deklarata e Avni Zogianit.
"163 mijë LDK-stët që e votuat Vjosën: t’i shkruani, të kërkoni e të insistoni që ushtruesja ta dënoi e të distancohet qartë nga deklarata e Avni Zogianit!", ka shkruar ai.
Ndryshe, kjo kërkesë vjen pasi zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosja, Avni Zogiani, kishte reaguar pas deklaratës së Fetah Rudit.
“Një parti si kjo është taksirate për vendin! LDK është një parti e çuditshme... Fetah Rudi ka bërë qeveri me Fatmir Limajn edhe pse e akuzon publikisht atë për përfshirje në atentatin ndaj tij. Një subjekt i tillë politik është i rrezikshëm për vendin duke qenë se është në gjendje të bëjë gjithçka për interesa të ngushta”, ka shkruar ai në Facebook, gjatë ditës së mërkurë.