Dëshmia në Gjykatën Speciale/ Ibrahim Kelmendi befason për Kadri Veselin: Ja çfarë kishte thënë kur...

Aktuale

Dëshmia në Gjykatën Speciale/ Ibrahim Kelmendi befason për Kadri Veselin: Ja çfarë kishte thënë kur...

Nga: Ibrahim Kelmendi Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:52
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

2.4.4. Kadri Veseli

Kadriun e kam njohur në fillim të vitit 1992, në Tiranë, perms vëllait tim, Qerimit, tashmë i ndjerë (i vrarë barbarisht, më 27 shkurt 2020, afër shtëpisë, në vendlindje, në fashatin Llabjan të komunës së Pejës). Kadriu dhe Qerimi kanë qenë kolegë në Fakultetin e bujqësisë, në Prishtinë, por dhe bashkëveprimtarë në organizimin klandestin, në kuadër të Lëvizjes.

Kam dëgjuar spekulime se Kadriu ishte anëtarësuar në Lëvizje përmes kushëririt të tij, Sabitit, por nuk jam i sigurt. Është spekuluar gjithashtu se Kadriu duhet ta ketë anëtarësuar Hashim Thaçin në Lëvizje, por as për këtë nuk kam informatë konkrete (në ndërkohë është paraqitur edhe Isa Krasniqi, tani shef i Agjencisë për Statistikë, si garantues për fisnikërinë e Hashimit?37); Di që, për shkak të rrezikshmërisë së madhe, Lëvizja në Kosovë kishte bazë organizuese celulat, kryesisht nga tre anëtarë, dhe se, secili anëtar, mund të anëtarësonte edhe dy anëtarë të tjerë, për të formuar celulë të re.

Nuk kam asnjë dyshim për ndonjë krim konkret të Kadri Veselit, as se ishte marionetë e ndonjë shërbimi armiqësor, edhe pse, pas luftës, duhet të ketë organizuar shkuarjen e ca pjesëtarëve të UÇK-së, apo të TMK-së (nuk më kujtohet koha as numri i saktë), në një kurs dresues të DGSE-së, në Francë.

Nuk kam mundur të konkretizoj infomacion të saktë, se kur duhet ta ketë sajuar Kadriu „Drejtorinë e Zbulimit“, në kuadër të SHP-së, as se kush e kur e ka caktuar Kadriun „Drejtor“ të atij shërbimi.

“Shërbimin Informativ të Kosovës“ apo „Kombëtar“ (SHIK-un), ndërkaq, pseudo kryerministri Hashim Thaçi duhet ta ketë formuar, me një vendim “kryeministror”, në fund të majit apo në fillim të qershorit 1999. Edhe ai vendim duhet të jetë në dosjen e pseu doqeverisë së përkohshme.
 

Për bindjen time, pjesëtarët e SHIK-ut ishin paramilitarë, gjegjësisht polici politike, siç thuhet për raste të ngjashme. Por, duke qenë Kadriu kryeshef i tij, unë, personalisht, jam ndjerë fizikisht më i sigurt. Madje vetë Kadriu, në prani të badigardave të tij, në verë 1999, pat thënë: “Ibrahim Kelmendit nuk do t’i hyjë as therrë në këmbë nga SHIK-u. E ka besën time“! Dhe i kam besuar e vazhdoj të kem konsideratë për të, përderisa nuk do t’i dëshmohen krime konkrete. Uroj të lirohet Kadriu që të mbrohet në liri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat