Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale kallëzim penal lidhur me abuzimin me furnizim me oksigjen medicinal për spitalet e Kosovës.
Sipas njoftimit nga Vetëvendosja, dorëzimi do të bëhet në orën 11:00, e pastaj është paralajmëruar edhe prononcim për media.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të martën në raportim në Komisionin për Shëndetësi ka pranuar se kanë pasur problem me furnizim me oksigjen, porse sipas tij, ky problem tashmë është tejkaluar.