Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, i ka reaguar ish-ministrit Glauk Konjufca, pasi ky i fundit foli për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë qeverisë Kurti.
Konjufca bëri me dije se qeveria e kaluar nuk kanë qenë antiamerikanë ngase nuk kanë ndërmarrë veprime antiamerikane.
E, lidhur me këtë, Berisha ka thënë se kjo qasje është problematike për një politikan që ka ushtruar funksionin e ministrit të jashtëm.
Ai pyet se e çfarë mund të përfitojë Kosova nëse ndonjë politikan bënë veprime kundër SHBA-ve.
Ja shkrimi i tij:
Deklarata në Pressing, e Glauk Konjufcës se nuk janë antiamerikanë ngase nuk kanë ndërmarrë veprime antiamerikane, është problematike për një politikan që ka ushtruar funksionin e ministrit të jashtëm.
E çfarë mund të përfitojë Kosova nëse ndonjë politikan bënë veprime kundër SHBA-ve?! -vjen si pyetje logjike.
Përgjigjja është e ditur pa pasur nevojë të përmendet fjala vetëvrasje politike dhe e shtetësisë se Kosovës.