Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se në Kosovë duhet të ulet pragu zgjedhor për të krijuar stabilitet politik.
“Sistemi është i tillë në Kosovë që nuk lejon stabilitet politik. Rugova nuk ka mundur të arrijë më shumë se 47% në zgjedhje. Me këtë sistem zgjedhor dihet saktë kush sa fiton. Dihet kush më ke do të bëjë koalicion”, tha ai.
Hasani thotë se shembull i mirë do të ishte Shqipëria ku subjektet politike mund të marrin deputetë edhe me 1%.
“Pragu zgjedhor duhet të ulet dhe të ndihmohet demokracia. Ulja e pragut zgjedhor do të krijonte stabilitet të pabesueshëm. Loja do të ishte me shumë më tepër faktorë. Me këtë sistem zgjedhor nuk ka demokraci por konjukturë”, shtoi Hasani.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se do të ishte shumë e vështirë që të arrihet 50% nga ndonjë parti për shkak të këtij sistemi zgjedhor politik.