Shefi i grupit kuvendar të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se VV’së i duhen po ashtu 81 deputetë për të zgjedhur presidentin nëse fiton zgjedhjet e ardhshme.
Ai thotë se diskursi i VV’së është pezhorativ dhe që po kalkulojnë në vota me qasjen e tyre destruktive.
Ai thotë se edhe po të fitonte VV’ja zgjedhjet e ardhshme, përsëri nuk do të mund ta dalim nga gjendja e krizës me presidentin.
“Pse mendojnë këta se duke na bllokuar neve, ne nuk do t’i bllokojmë ata. Politika është dinamike. Bëhet mbi bazën e rethanve që janë. Në rrethanat që janë nëse partitë e opozitës pretendojnë qasjen shkatërruese, atëherë cfarë presin nga ne?”, thotë ai në T7.