Vjen lajmi i fundit nga LDK-ja, pranojnë se zgjedhjet janë të pashmangshme, tregojnë datën se kur do të mbahen

Aktuale

Vjen lajmi i fundit nga LDK-ja, pranojnë se zgjedhjet janë të pashmangshme, tregojnë datën se kur do të mbahen

Nga: G.B Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 11:35
LDK

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se disa nuk po e kuptojnë shqetësimin e tij rreth lidhjes mes buxhetit dhe zgjedhjeve të parakohshme.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se afati i fundit për votimin e buxhetin është marsi i vitit 2021 dhe nëse VV dhe PDK duan zgjedhje, atëherë duhet votuar buxhetin, përndryshe do të jenë përgjegjëse për bllokadën totale financiare të vendit me 1 Prill 2021, përcjell Bota sot.

Rugova ka thënë se dje në Beograd u pa qartë që lista serbe nuk e sheh më veten pjesë të koalicionit dhe veprimet e tyre tregojnë se ata po punojnë kundër qeverisë Hoti, andaj zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme.

Ai ka thënë se ato nuk mund të mbahen para shkurtit 2021, andaj nuk ka gjasa teorike që qeveria e ardhshme të zgjedhet para Majit 2021 dhe ta kalojë buxhetin.

Postimi i tij i plotë:

E shoh që disa prej juve nuk e kuptoni drejt shqetësimin tim rreth lidhjes mes buxhetit dhe zgjedhjeve të parakohshme. Unë kam qenë deputet në dy mandate dhe e njoh mirë dinamikën e punës shtetërore.

Afati i fundit për votimin e buxhetit është Marsi i vitit 2021. Nëse VV dhe PDK vërtet duan zgjedhje atëherë duhet votuar buxhetin, përndryshe do të jenë përgjegjëse për bllokadën totale financiare të vendit me 1 Prill 2021.

Dje në Beograd u pa qartë që lista serbe nuk e sheh më veten pjesë të koalicionit. Veprimet e tyre destruktuve në Kuvend janë po ashtu tregues që ata tashmë punojnë kundër qeverisë Hoti. Shto kësaj edhe pamundësinë për marrëveshje rreth Presidentit dhe bëhet e qartë që zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen para Shkurtit 2021, që do të thotë nuk ka gjasa teorike që qeveria e ardhshme të zgjedhet para Majit 2021 dhe ta kalojë buxhetin, kjo në skenarin më të mirë.

Nuk duhet t'ia komplikojmë jetën qytetarit pa nevojë e për inate provinicale. Duhet lënë retorikat propagandistike dhe duhet marrë vendime serioze për vendin.

Për të tjerat le të vendos sovrani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat